Policia e Kosovës në fshatin Herticë të Podujevës, kishte ndaluar një traktor me rimorkio të ngarkuar me dru zjarri të cilin kishte qenë duke e drejtuar i dyshuari mashkull kosovar, cili për sasinë e druve që e kishte qenë duke i transportuar nuk kishte dokumentacion përkatës as nuk kishin qenë të damkosura.
I dyshuari së bashku me traktor dhe masën drusore është dërguar në ekonomin Pyjore në fsh. Peran të Podujevës, nga i dyshuari zyrtarët e Ekonomisë Pyjore kanë sekuestruar 2.8 metër kub dru shkoze dhe rasti trajtohet në procedurë të rregullt.
Gjatë përfundimit të procedurave lidhur me rastin në atë vend kishte shkuar i dyshuari mashkull kosovar vëlla i të dyshuarit që ishte takuar me dru, i cili i kishte sulmuar fizikisht dy zyrtarët policorë, i njëjti është arrestuar. /Telegrafi/