Site icon Telegrafi

Policia në Pejë pas bashkëpunimit të qytetarëve arreston të dyshuarin për vjedhje të rëndë, Edison Ademi

Pas publikimit të fotos së personit në kërkim nga Policia, qytetarët ndihmuan Policinë e Kosovës për arrestimin e personit të kërkuar Edison Shaban Ademi.

Në njoftimin për media bëhet e ditur se Edison Ademi kërkohej për vjedhje të rëndë.

“Policia e Kosovës falë bashkëpunimit me qytetarë pas publikimit të fotos së personit të kërkuar, ka arritur të siguroj informacion lidhur me vendndodhjen e të kërkuarit dhe me datë 11.05.2021,është bërë arrestimi i tij nga hetuesit e stacionit policor Pejë”, thuhet në njoftim.

I dyshuari është dërguar në ndalim policor pёr 48-orё.

“Për suksese në parandalimin e krimeve, qytetarët nuk duhet hezituar, duhet të kthehen në Polici pa uniforma dhe vetëm me bashkëpunimin e tyre si në të gjitha vendet e qytetëruara, do të arrijmë të jetojmë në një vend më të sigurt. Policinë e Kosovës në Rajonin e Pejës po e ndihmojnë qytetarët, falënderojmë të gjithë për besimin dhe rritjen e bashkëpunimit në realizimin e planeve për të mirën e vet qytetarëve dhe vendit”, thuhet në njoftim.

Exit mobile version