Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për arrestimin e Sami Avdi Berisha i kërkuar për vrasje në tentativë.
Në njoftimin për media të Policisë bëhet e ditur se Sami Avdi Berisha, është i lindur më 01.05.1968 në fshatin Irzniq- Deçan.
Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.
Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës 192 dhe 080019999 (pa pagesë); 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë dhe email adresa: info@kosovopolice.com. /Telegrafi/