Telegrafi

Policia në Pejë kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për arrestimin e Aaron Rexhajt

Policia e Kosovës për rajonin e Pejës ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për arrestimin e Aaron Halit Rexhajt, i kërkuar për blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.

Aaron Rexhajt është i lindur më 05.04.1999 në Gjermani.

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës: 192 dhe 080019999 (pa pagesë), 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë, e-mail adresa: info@kosovopolice.com. /Telegrafi/