Telegrafi

Policia në Pejë arreston dy të mitur, kishin kryer vjedhje të rënda në xhami, shtëpi e dyqane

Policia e Kosovës njofton se Stacioni Policor në Pejë pas një pune intensive, ka arritur të arrestojë dy të mitur kishin kryer vepra penale në disa lokacione.

Sipas njoftimit, të dyshuarit kishin kryer vjedhje të rënda, vjedhje dhe marrje në posedim të pasurisë së luajtshme, në objekte fetare (xhami), shtëpi, dyqane.

Krejt këto vepra ata i kishin kryer nga data 16 maj deri më 28 maj 2022.

“Nga data 16.05.2022 e deri me datë 28.05.2022, dy persona të mitur kanë kryer vepra penale në disa lokacione. Policia e Kosovës, Stacioni Policor në Pejë, me datë 29.05.2022, pas një pune intensive ka arritur të identifikoj dhe arrestoj dy (2) persona të mitur të cilët gjatë kësaj periudhe kohore kanë kryer vjedhje të rënda, vjedhje dhe marrje në posedim të pasurisë së luajtshme, në objekte fetare (xhami), shtëpi, dyqane”, thuhet në komunikatën për media.

Nga të dyshuarit, policia bën të ditur se janë sekuestruar dy motoçikleta dhe një veturë, të cilat pas procedurave ligjore iu janë kthyer pronarëve.

“Pas intervistimit të personave të dyshuar të (mitur), me urdhër të Prokurorit të shtetit janë liruar”. /Telegrafi/