Telegrafi

Policia në Mitrovicë kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për arrestimin e dy të dyshuarve për vjedhje

Sektori Rajonal i Hetimeve në kuadër të Drejtorisë Rajonale në Mitrovicën e Jugut, bazuar në autorizimin e dhënë nga prokurori i Departamentit për Krime të Përgjithshme në Prokurorinë Themelore në Mitrovicë, ka publikuar fotografitë e dy të dyshuarve për vjedhje. 

Në njoftimin e Policisë thuhet se publikimi i fotografive për dy të dyshuarit ka për qëllim që në bashkëpunim me qytetarët të bëhet i mundur identifikimi-lokalizimi dhe arrestimi i personave të dyshuar.

Personat e shpallur në kërkim janë të dyshuar për veprën penale “Vjedhje e rëndë” që ka ndodhur më 30 maj 2021, në Skenderaj.

Informacione për personat në kërkim, mund të dërgoni në stacionin më të afërt policor, përmes telefonit apo edhe përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë”.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës: 192, – +381 (0)28 532 366-Drejtoria Rajonale Mitrovicë Jugu, 044/633 551 dhe e-mail adresa: info@kosovopolice.com

Më poshtë mund t’i shihni fotografitë e dy personave që kërkohen nga Policia. /Telegrafi/