Policia e Kosovës ka kërkuar nga qytetarët që të ndihmojnë në kapjen e një personi.
Siç njofton Policia, personi i shpallur në kërkim dyshohet për veprën penale “Sulm seksual”.
“Policia e Kosovës, mbështetur në autorizimin e nxjerrë nga Prokuroria Themelore – Departamenti i Përgjithshëm, në mbështetje të nenit 77, paragrafit 2, të KKP-së, lidhur me zbatimin e nenit 71, pika 3.1, 3.12, si dhe në përputhje me nenin 8, të KEDNj-së, paraqet para jush fotografinë e të dyshuarit të shpallur në kërkim, i dyshuar për implikim në veprën penale;
‘Sulm Seksual’ në bashkëkryerje, konform nenit 229 të KPRK-së”, thuhet në njoftim.
Më tej, në komunikatë thuhet se “Me qëllim të zbatimit efikas të procedurës, kërkojmë nga publiku i gjerë kontributin qytetar që me informacionet e tyre të ndihmojnë në drejtim të identifikimit të personit të dyshuar sipas tipareve fizike apo lokalizimin e vendndodhjes së të dyshuarit të shpallur në kërkim”.
“Ne vlerësojmë lartë bashkëpunimin me komunitetin për një shoqëri pa krim, andaj presim që informacionet tuaja t’i kontribuojnë arrestimit sa më të shpejtë të tyre”. /Telegrafi/