Site icon Telegrafi

Policia në kërkim të Luan Lajqit, kërkon nga qytetarët bashkëpunim

Policia e Kosovës, ka kërkuar nga qytetarët që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar, Luan Lajqi, të lajmërojë policinë apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Në njoftimin e bërë nga Policia e Kosovës thuhet se i dyshuari  Luan Lajqi, kërkohet për dy vepra penale “Vrasje në Tentativë” dhe “Vetë Gjyqësi”.

“Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, ka siguruar autorizimin e Prokurorisë Themelore në Pejë për publikimin e fotos të personit të dyshuar, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij.

Personi i dyshuar është:

• LUAN (MUHAMET) LAJQI i lindur me 29.11.1982, në Llukë-Deçan.
I dyshuari është i kërkuar për veprat penale si më poshtë:

• 1- (një) rast për veprën penale “Vrasje në Tentativë”
• 1-(një) rast për veprën penale “ Vetë Gjyqësi”

I dyshuari i lartcekur kërkohet nga Gjykata Themelore Pejë dhe Gjykata Themelore Gjakovë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës, transmeton Telegrafi.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, çdo të premte do të publikojë nga një ose më shumë persona në kërkim, për të cilët kërkohet ndihma e qytetarëve me qellim, sjelljen e tyre para drejtësisë.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:

– 192 dhe 080019999 (pa pagesë)
– 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë
– E-mail adresa: info@kosovopolice.com /Telegrafi/

 

 

 

Exit mobile version