Telegrafi

Policia në kërkim të dy personave nga Podujeva

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës, ka njoftuar se është në kërkim të dy personave në Podujevë pasi që të njëjtit kishin kanosur një qytetarë dhe zyrtarët policorë.

“Ankuesi mashkull kosovar, ka njoftuar  se pas një mosmarrëveshje  dy të dyshuar meshkuj kosovarë, i kanë dëmtuar veturën e tij.  Të dyshuarit duke u drejtuar armën (AK-47) i kanë kanosur zyrtarët policorë dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Me vendim të prokurorit është bastisë shtëpia e të dyshuarve por nuk është gjete asgjë e dyshuar”, thuhet në raport.

Të dyshuarit gjenden në kërkim policor. Rasti nën hetime nga njësitë relevante. /Telegrafi/