Site icon Telegrafi

Policia në kërkim të Driton Podrimqakut, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tij

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmë nga qytetarët në mënyrë që të arrestohet personi i kërkuar Driton Podrimqaku.

Policia njofton se i dyshuari po kërkohet për veprën penale “Sulm ndaj personit zyrtar”.

“Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më autorizim të Prokurorisë Themelore nё Pejё, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.Personi i kërkuar është: DRITON (Muharrem) PODRIMQAKU i lindur me 20.04.1979 nё fshatin Novosellë- Pejë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Gjithashtu, Policia njofton se i dyshuari posedon veturën e tipit “VW TIGUAN”, ngjyra e hirit me targa 03-990-GB.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:

– 192 dhe 080019999 (pa pagesë)
– 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë
– E-mail adresa: info@kosovopolice.com           /Telegrafi/

Exit mobile version