Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunim nga qytetarët në mënyrë që të kapet personi i dyshuar Armend Kadrijaj nga Vitomerica e Pejës.
Policia bën të ditur se personi i dyshuar kërkohet për veprën penale “Vjedhje e rëndë”, transmeton Telegrafi.
“Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, ka siguruar autorizimin e Prokurorisë Themelore në Pejë për publikimin e fotos të personit të dyshuar, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij”, thuhet në njoftimin e policisë.
Personi i dyshuar është:
• ARMEND (FLORIM) KADRIJAJ i lindur me 23.05.1989, në Vitomiricë- Pejë.
• I dyshuari është i kërkuar për veprën penale:
• Vjedhje e Rëndë
I dyshuari i lartcekur kërkohet nga Gjykata Themelore e Pejës.
Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.
Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:
– 192 dhe 080019999 (pa pagesë)
– 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë
– E-mail adresa: info@kosovopolice.com /Telegrafi/