Site icon Telegrafi

Policia në Deçan arreston personin në kërkim për dy vepra penale

Foto: Arkiv

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar, Luan Lajqin, personin në kërkim për dy  vepra penale ‘vrasje në tentativë’.

Në njoftimin për media, Policia ka bërë të ditur se për arrestimin e Lajqit kanë ndihmuar qytetarët e Kosovës, transmeton Telegrafi.

“Pas publikimit të fotos së personit në kërkim nga Policia, qytetarët ndihmuan Policinë e Kosovës për arrestimin e personit të kërkuar për dy  vepra penale ‘vrasje në tentativë’- në kërkim nga  Gjykata Themelore në Pejë, dhe një  vepër ‘vetëgjyqësi’- në kërkim nga  Gjykata Themelore në Gjakovë”, thuhet në njoftim.

Tutje në njoftim thuhet se, Policia e Kosovës falë bashkëpunimit me qytetarë pas publikimit të fotos së personit të kërkuar, ka arritur të siguroj informacion lidhur me vendndodhjen e të kërkuarit dhe sot me datë 02.12.2019 rreth orës 15:30 në fshatin Llukë e Epërme –Deçan , është bërë arrestimi i tij nga njësitet policore të stacionit policor në Deçan.

“Sektori i hetimeve në Deçan kanë arrestuar të dyshuarin e lartcekur  i cili është i dënuar me një vit e tre muaj burgim për veprën penale ‘vetëgjyqësi. Ky dënim ju ka shqiptuar nga Gjykata Themelore në Pejë me emrin Argjend MOLLIQAJ. I njëjti e ka ndërruar emrin nga Argjend MOLLIQAJ, në Luan LAJQI dhe me ketë emrin e fundit i njëjti po ashtu ka qene i kërkuar me Urdhëresë për sjellje me forcë , të lëshuar nga Gjykata Themelore në Gjakovë. I dyshuari i lartcekur është dërguar ne vuajtje dënimi”, vijon njoftimi.

Policia falënderon të gjithë qytetarët për besimin dhe shtimin e bashkëpunimit në realizimin e planeve për të mirën e vet qytetarëve dhe vendit. /Telegrafi/

 

Exit mobile version