Telegrafi

Policia ndalon tri ahengje familjare në Suharekë

Foto: Arkiv

Policia e Kosovës ka ndaluar tri ahengje familjare në Suharekë, mbajtja e të cilave është e ndaluar me vendim të Qeverisë së Kosovës.

Në njoftimin e Policisë thuhet se në këto raste policia kishte intervenuar menjëherë, duke ndaluar aktivitetin e menjëhershëm dhe duke vepruar në bazë të ligjit, ku sipas dispozitave organizatorët janë ndëshkuar më tiketa në vlerë prej 200 euro.

“Më 11 prill 2021, policia në Suharekë kishte marr informacion se në tri raste kishte të organizuara ahengje familjare (dasma) në kundërshtim më Vendimin e Qeverisë Nr.01/05 dhe ligjit Nr.07/L-006 për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë COVID-19.

Në këto raste policia kishte intervenuar menjëherë, duke ndaluar aktivitetin e menjëhershëm dhe duke vepruar në bazë të ligjit, ku sipas dispozitave organizatorët janë ndëshkuar më tiketa në vlerë prej 200 euro”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu policia ka monitoruar dhe kontrolluar lokalet e gastronomisë, nga të cilët ka kërkuar të respektohen Vendimi i Qeverisë dhe rekomandimet e IKSHP-së.

Në lidhje më këtë policia ka asistuar Inspektoret Komunal në një rast dhe ka shqiptuar 18 tiketa për mosmbajtje të maskës. /Telegrafi/