Telegrafi

Policia ndalon postën e shpejtë në Han të Elezit, i gjen mallra të kontrabanduara

Policia e Kosovës ka njoftuar se mëngjesin e së shtunës ka parandaluar një rast të kontrabandës me mallra.

Sipas njoftimit, rreth orës 08:20 njësia policore patrulluese në fshatin Seqishtë të Hanit të Elezit, ka ndaluar një automjet me targa vendore – postë e shpejtë, ku janë hasur mallra që dyshohet të jenë kontrabanduara.

“Gjatë kontrollit janë gjetur: tekstil, këpucë, pajisje elektronike etj. Me urdhër të prokurorit kujdestar, iniciohet rasti ‘kontrabandim me mallra’, malli konfiskohet dhe i dorëzohet pikës doganore, ndërsa personi i dyshuar lirohet ne procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë.

Rasti bëhet e ditur se është trajtuar nga njësitë përkatëse policore të Drejtorisë Rajonale Kufitare Lindje dhe Dogana e Kosovës. /Telegrafi/