Policia e Kosovës ka ndaluar një person në Podujevë, pasi i njëjti kishte hyrë ilegalisht nga Serbia.
Siç thuhet në njoftim, rasti ka ndodhur ditën e shtunë, transmeton Telegrafi.
“I dyshuari/k është ndaluar, nën dyshimin se njëjti ka kryer veprën e cekur, duke kaluar kundërligjshëm kufirin në hyrje nga territori i Serbisë në RKS-së, duke drejtuar traktorin me rimorkio të ngarkuar me dru zjarri në sasi rreth 4m3”, bëhet e ditur në njoftim.
Në konsultim me prokurorin, rimorkio me ngarkesë-dru janë dërguar në terminalin doganor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt./Telegrafi/