Policia kufitare e Kosovës mbrëmë gjatë një pike kontrolli në Zupç, kanë hasur në një automjet kombi VW transporter, ngjyrë e bardhë, me targa vendore, ku pas kontrollit ne automjet janë gjet rreth 16 thasë të mëdhenj me tapeta muri të ndryshme.
Sipas Policisë, për këtë mall të transportuar i dyshuari nuk posedonte asnjë dokument.
Janë njoftuar njësitet relevante policore dhe malli është konfiskuar nga Dogana e Kosovës për procedura të mëtejme. /Telegrafi/