Site icon Telegrafi

Policia konfiskon në Banjskë një veturë të sulmuesve – e njëjta mban stiker të regjistrimit në Serbi

Policia e Kosovës ka vazhduar edhe sot operacionin në veri të vendit, ku ka arrestuar edhe dy persona të tjerë dhe ka konfiskuar disa mjete dhe arsenal armësh.

Deri më tani ka arritur në tetë numri i të arrestuarve që dyshohet se janë përfshirë në sulmin terrorist të së dielës ndaj Policisë së Kosovës.

Në mesin e veturave që ka sekuestruar Policia e Kosovës, është edhe një veturë e cila mbanë stiker të regjistrimit në Serbi.

Lexo po ashtu Arrestohen edhe dy persona në veri, shkon në tetë numri i tyre - konfiskohen edhe armë

Në xhamin e kësaj veture është i vendosur një stiker në të cilin shkruan: Republika e Serbisë, Ministria e Punëve të Brendshme.

Një grup i armatosur, që sipas autoriteteve përbëhej prej rreth 30 personash, sulmuan Policinë e Kosovës në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator, duke lënë të vrarë rreshterin Afrim Bunjaku.

Policia tha se tre sulmues të dyshuar u vranë gjatë shkëmbimit të zjarrit në manastirin e Banjskës, ku u strehua ky grup i armatosur. /Telegrafi/

 

Exit mobile version