Telegrafi

Policia konfiskon kokainë dhe marihuanë në Suharekë, arrestohen pesë persona

Ilustrim

Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik në Suharekë, ka arrestuar pesë të dyshuar meshkuj kosovarë.

Gjatë kontrollit dhe bastisjes janë konfiskuar : 57 gram substancë narkotike e llojit Kokaine , 44.57 gram substancë narkotike e llojit Marihuanë , një veture Rang Rover, para të gatshme 3200 euro, tre telefona, dy peshore elektrike, një shufër metalike dhe një boks hekuri.

Pas intervistimit me vendim te prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. /Telegrafi/