Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy persona në Pejë.
Gjatë kontrollimit të tre objekteve në lokacione të ndryshme, pronë e dy të dyshuarve meshkuj kosovar, kanë gjetur dhe konfiskuar: një pistoletë, tre armë gjuetie, 715 fishekë dhe dy telefona mobil.
Me vendim të prokurorit, pas intervistimit të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt. /Telegrafi/