Në qytetin e Pejës janë sekuestruar 19 motoçikleta.
Sekuestrimi i tyre u bë nё vazhdimin e implementimit tё planit operativ “Motoçiklistët kundërvajtës”, i cili ёshtё realizuar me datën 18/19.05.2024, nё qytetin e Pejёs, transmeton Telegrafi.
Policia njofton se ky plan do tё vazhdojë tё implementohet edhe nё ditët nё vijim.
“Nёntёmbёdhjetё motoçikleta tё llojeve tё ndryshme, ndёrsa pёr kundёrvajtёsit janё lёshuar fletёgjoba pёr kundёrvajtjet: mos posedimi i lejёs pёr vozitje, mos posedimi i kategorisё pёrkatёse, ngasje e mjetit pa regjistrim dhe kundёrvajtje tjera”, bëhet e ditur.
Aktivitete dhe detyra të shumta policore, që janë të planifikuara në kuadër të Drejtorisё Rajonale tё Policisё në Pejë, do të vazhdojnë në mënyrë intensive në ditët në vijim, pa asnjë tolerim ndaj secilit kundërvajtës.
Drejtoria Rajonale e Policisë ne Pejë, apelon tek te gjithë pjesëmarrësit ne komunikacion te respektojnë rregullat dhe shenjat e komunikacionit./Telegrafi/