Telegrafi

Policia konfiskon 16 kartela dhe 3 aparate për prodhimin e kriptovalutave në Fushë Kosovë

Policia e Kosovës ka konfiskuar edhe 16 kartela grafike dhe 3 aparate për prodhimin e kriptovalutave në Fushë Kosovë.

Aksioni i Policisë është zhvilluar në bashkëpunim me ekipin e KEDS dhe zyrtarët e Doganës së Kosovës, transmeton Telegrafi.

“Sekuestrohen 16 kartela grafike dhe 3 aparate për prodhimin e kriptovalutave. Me datë 13.01.2022, njësitet policore të Fushë Kosovës, në bashkëpunim me ekipin e KEDS dhe zyrtarët e Doganës së Kosovës, në rrugën “Fahri Fazliu” në Fushë Kosovë, kanë gjetur dhe sekuestruar 3 aparate për prodhimin e kriptovalutave dhe 16 kartela grafike. Marrë parasysh procedurat ligjore lidhur me këtë rast, veprimet e mëtejme do të ndërmerren nga Dogana e Kosovës”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Ndryshe, aksioni për konfiskimin e këtyre pajisjeve vjen pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për ndalimin e prodhimit të kriptovalutave në vend pas krizës me energji elektrike, ku deri tani janë konfiskuar qindra pajisje në rajonin e Prishtinës dhe Mitrovicës. /Telegrafi/