Telegrafi

I gjenden 11 qese me substancë të dyshuar narkotike marihuanë në trup dhe 41 të tjera në shtëpi, arrestohet një person Pejë

Foto: Arkiv

Një person është arrestuar pasi që gjatë kontrollit në trup i janë gjetur dhe konfiskuar 11 qese me substancë të dyshuar narkotike marihuanë. 

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 14:40 në rrugën “Mbretëresha Teutë”, në Pejë.

Tutje bëhet e ditur se gjatë kontrollit në shtëpi i janë gjetur 41 qese të vogla najloni me të njëjtën substancë, gjithsej në peshë 46.1 gram.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollit në trup i janë gjetur dhe konfiskuar 11 qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, ndërsa gjatë kontrollit në shtëpi i janë gjetur 41 qese të vogla najloni me të njëjtën substancë, gjithsej në peshë 46.1 gram”, thuhet në raport.

Ndërkaq, pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/