Policia e Kosovës ka njoftuar se në Mitrovicë të veriut ka konfiskuar 11 pajisje për prodhim e kriptovalutave.
Siç njofton Policia, i dyshuari ua ka dëmtuar edhe qytetarëve pajisjet elektrike në shtëpi, pasi kishte pasur probleme me energji elektrike.
“Policia e Kosovës, konkretisht drejtoria rajonale e Policisë Mitrovicë veri, me datë 10.06.2023, ka pranuar informata relevante se një person i dyshuar nga fshati Uglar, komuna Zubin Potok posedon pajisje për prodhimin e kriptovalutave (Bitcoin).
Sipas informacioneve si rrjedhojë në lagjen e fshatit të lartcekur herë pas here ka probleme me energjinë elektrike dhe qytetarëve po u dëmtohen pajisjet elektrike shtëpiake, shkaktohej zhurmë dhe kërkohet ndihma e Policisë lidhur me këtë çështje”, ka njoftuar Policia, transmeton Telegrafi.
Më tej, në njoftim thuhet se, Policia e Kosovës, nga stacioni policor Zubin Potok, mbështetur nga Njësia për reagim të shpejtë (NJRSH), bazuar në detyrat dhe autorizimet ligjore kanë ndërmarr veprime të menjëhershëm dhe ka identifikuar lokacionin (shtëpinë ) e personit të dyshuar dhe në shtëpi janë gjetur njëmbëdhjetë (11) pajisje për prodhimin e kriptovaluatave (Bitcoin).
Lidhur me rastin është njoftuar njësia kompetente nga Dogana e Kosovës, të cilët kanë dalë në lokacion, pajisjet janë konfiskuar dhe sipas verifikimeve i dyshuari nuk gjendej në shtëpi pasi që herë pas here udhëton nga Beogradi i Serbisë dhe viziton shtëpinë lartcekur.
Bashkëngjitur gjeni disa fotografi të vendit të ngjarjes dhe pajisjeve të konfiskuara. /Telegrafi/