Telegrafi

Policia konfirmon arrestimin e dy personave në veri

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka konfirmuar se këtë të mërkurë janë arrestuar dy persona në veri të vendit. Telegrafi mëson se të njëjtit dyshohen për krime lufte.

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për Rajonin e Veriut, Veton Elshani, ka thënë për Telegrafin se njëri nga të dyshuarit është arrestuar në Zveçan e tjetri në veri të Mitrovicës.

Lexo po ashtu Arrestohen dy persona në veri për krime lufte, dy të tjerë në kërkim

“Kemi asistuar në arrestimin e dy personave, njëri në Zveçan dhe tjetri në veri të Mitrovicë. Të njëjtit janë dërguar në Prishtinë”, ka thënë shkurt ai.

Telegrafi po ashtu mëson se në kërkim janë edhe dy të dyshuar tjerë për krime lufte. /Telegrafi/