Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e vendndodhjes së shtetasit të Maqedonisë së Veriut, Shefik Nexhipit, i dyshuar për vjedhje të rëndë.
Në njoftimin për media thuhet se qytetarët për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e vendndodhjes së tij mund të kontaktojë Policinë në numrin e telefonit: 192
“Njësiti i hetimeve të stacionit të Lipjanit, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin e vendndodhjes së personit që shihet në fotografi.
I dyshuari Shefik Nexhipi (1956)- shtetas i Maqedonisë së Veriut, kërkohet për përfshirje veprën vjedhje e rëndë”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/