Telegrafi

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e të dyshuarit për vjedhje grabitqare

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një personi të dyshuar për vjedhje grabitqare.

Policia kërkon nga qytetarët që kushdo ka informacion për identitetin ose vendndodhjen e të dyshuarit të kontaktojë menjëherë Policinë e Kosovës ose të raportoj në mënyrë anonime përmes aplikacionit lajmëro policinë.

“Policia e Kosovës, respektivisht Stacioni policor Jugu në Prishtinë, paraqet para jush fotografinë e të dyshuarit të shpallur në kërkim, i dyshuar për implikim në veprën penale ‘Vjedhje grabitqare’. Bashkëpunimi juaj është thelbësor për të na ndihmuar të garantojmë sigurinë brenda komunitetit tonë për një shoqëri pa krim”, thuhet në njoftim.

Për informacione kontaktoni direkt në: E-mail: info@kosovopolice.com, Facebook:  https://www.facebook.com/KosovoPolice/

Android app: Lajmëro Policinë

Tel: 192. /Telegrafi/