Policia e Kosovës, respektivisht Stacioni policor Drenas ka publikuar fotografi të të dyshuarve për vjedhje, ndërsa kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e tyre.
Në njoftimin e Policisë thuhet se kushdo që ka informacion për identitetin ose vendndodhjen e këtyre të dyshuarve, të kontaktojë menjëherë Policinë e Kosovës ose të raportoj në mënyrë anonime përmes aplikacionit lajmëro policinë.
“Bashkëpunimi juaj është thelbësor për të na ndihmuar të garantojmë sigurinë brenda komunitetit tonë për një shoqëri pa krim”, thuhet në njoftim.
Për informacione kontaktoni direkt në: E-mail: info@kosovopolice.com, Facebook: https://www.facebook.com/KosovoPolice/
Android app: Lajmëro Policinë
Tel: 192. /Telegrafi/