Policia e Kosovës kërkon ndihmën e qytetarëve në sigurimin e informatave për arrestimin e personit të dyshuar për vjedhje të rëndë në një lokal në Suharekë.
Në njoftimin e policisë thuhet se sektori i hetimeve i Stacionit të Policisë në Suharekë është duke zhvilluar hetime lidhur me veprën “Vjedhje e rëndë”.
“Me datë 14.12.2023 rreth orës 12:00 ne Rr. ‘Mulla Nura’ në Suharekë në Lokalin ‘Halili Agentur’ nga persona të panjohur ka ndodhur një vjedhje e rëndë. Gjësendet e vjedhura arrijnë vlerën 6,000 euro”, thuhet në njoftim, transmeton Telegrafi.
Policia thotë se nga video regjistrimet nga kamerat e sigurisë është siguruar fotografi e të dyshuarit, mirëpo deri tani nuk është rezultuar në identifikim i tij.
“Me qëllim të ndriçimit të rastit nga Prokuroria Themelore në Prizren, kemi marr autorizimin në pajtim dispozitave të nenit 76 prag 2 te KPPRK-së, për publikimin e fotografive të dyshuarës në mediume televizive dhe media sociale, ku kërkohet bashkëpunim-ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, që do të na ndihmonin në identifikim dhe arrestimin e të dyshuarit”.
Policia kërkon bashkëpunim nga të gjithë qytetarët, që nëse kanë çfarëdo informate apo dinë diçka për vendndodhjen e të dyshuarit në foto, të raportojnë policinë në Suharekë, në numrin 192, apo në cilin do stacion të policisë në Kosovë. /Telegrafi/