Drejtoria e Policisë në Pejë, ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për arrestimin e Egzon Bacaj.
Ai është shpallur në kërkim për veprën penale “Kultivim i bimёs se hashishit, shkurres se kokainёs ose bimёve tё kanabisit”.
Bacaj është nga fshati Gremnik i Klinës ndërsa mosha e tij është 30 vjeç.
Policia e Kosovës, kërkon nga qytetarët që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar, të lajmërojë policinë apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor. /Telegrafi/