Telegrafi

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për arrestimin e Adem Helshanit nga Peja, i dyshuar për vrasje dhe disa vepra tjera penale

Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, ka kërkuar bashkëpunim nga qytetarët në mënyrë që të arrestohet Adem Helshani nga Peja, i kërkuar për disa vepra penale.

Bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më Urdhëresë të Gjykatës Themelore Pejë, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.

I pandehuri Adem Helshani është i kërkuar për veprat penale:

2- (dy) raste për veprën penale   “VRASJE E RËNDË”

3- (tri) raste për veprën penale   “TENTIM VRASJE E RËNDË”

1- (një)  rast për veprën penale   “LËNDIM I RËNDË TRUPOR”

1- (një)  rast për veprën penale   “LËNDIM I LEHTË TRUPOR”

I pandehuri ka fletë-arrest ndërkombëtar që nga viti 2017

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor, transmeton Telegrafi.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, çdo të Premte do të publikojë nga një ose më shumë persona në kërkim, për të cilët kërkohet ndihma e qytetarëve me qellim, sjelljen e tyre para drejtësisë.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:

192 dhe 080019999 (pa pagesë)

039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë