Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmë nga qytetarët në mënyrë që të arrestohet personi i kërkuar, Ilir Isufi nga Peja.
Policia bën të ditur se Ilir Isufi është i kërkuar për veprat penale“Trafikim me njerëz, Grabitje, Shantazh”, transmeton Telegrafi.
“Personi i kërkuar është: ILIR (Xhemё) ISUFI i lindur me 15.08.1974 në fshatin Katundi i Ri- Pejë. I pandehuri është i kërkuar për veprat penale:Trafikim me njerëz, Grabitje, Shantazh. Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhet në njoftim.
Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:
– 192 dhe 080019999 (pa pagesë)
– 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë
– E-mail adresa: info@kosovopolice.com /Telegrafi/