Site icon Telegrafi

Policia kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e Hysen Dobroshi nga Peja

Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, ka kërkuar bashkëpunim nga qytetarët në mënyrë që të arrestohet Hysen Dobroshi nga Peja, i kërkuar për veprën penale vjedhje.

“Bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më Urdhëresë të Gjykatës Themelore Pejë, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.Personi i dënuar me aktgjykimin e plotfuqishëm është: HYSEN (Alush ) DOBROSHI i lindur me 18.08.1984 në Pejë. I dënuari është i kërkuar për veprën penale: 1 rast për veprën penale “ Vjedhje e rëndë”, thuhet në njoftim.

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor, transmeton Telegrafi.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:

– 192 dhe 080019999 (pa pagesë)
– 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë
– E-mail adresa: info@kosovopolice.com

 

Exit mobile version