E plotësuar: Gruaja e cila është e dyshuar për vjedhje, të hënën është paraqitur vetë në stacionin policor.
Kështu ka bërë të ditur policia në Prishtinë.
Me veprime të tjera është duke u marrë policia…
Policia e Kosovës, konkretisht njësiti i hetimeve të stacionit policor Qendra në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente ka kërkuar ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e gruas e cila dyshohet për veprën “Vjedhje”.
Sipas një njoftimi të Policisë së Kosovës të publikuar në rrjetin social në Facebook bëhet e ditur se çdo informatë e dhënë nga qytetarët mund të dërgojë në identifikimin e të dyshuarës.
“E dyshuara kërkohet për veprën Vjedhje.
Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e të dyshuarës apo vend-ndodhjes së saj, kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192”, thuhet në postim. /Telegrafi/