Policia e Kosovës për rajonin e Pejës ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për arrestimin e Malë Agim Sejfijajt, i akuzuar për lëndim të rëndë trupor.
I kërkuari nga Policia është i lindur në Gllogjan të Deçanit, më 01.08.1986.
“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhet në njoftim.
Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës: 192 dhe 080019999 (pa pagesë); 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë dhe e-mail adresa: info@kosovopolice.com. /Telegrafi/