Site icon Telegrafi

Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për arrestimin e Florian Filas, dyshohet për dhunim

Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, bazuar në autorizimin e Prokurorisë Themelore në Gjakovë për publikimin e fotografisë të personit të dyshuar në rast kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për arrestimin e  Florian Ruzhdi Fila, i dyshuar për dhunim.

Florian (Ruzhdi) Fila i lindur më 16.01.2000, banues në rrugën “Skënderbeu” në Gjakovë.

“Lidhur me rastin ‘Dhunim’ pranë Sektorit Rajonal të Hetimeve në Drejtorinë Rajonale të Policisë-Gjakovë janë duke u zhvilluar hetime intensive ku gjatë veprimeve hetimore është identifikuar i dyshuari i lartcekur.

Në lidhje me rastin nuk është arritur të sigurohet prezenca e personit në fjalë edhe përkundër angazhimeve të shumta hetimore dhe operative nga ana e Sektorit  Rajonal për Hetime dhe njësiteve tjera në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë-Gjakovë”, thuhet në njoftim.

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar të paraqitur në fotografinë e bashkangjitur, të lajmërojnë Policinë e Kosovës apo stacionin më të afërt policor. /Telegrafi/

Exit mobile version