Site icon Telegrafi

Policia kërkon bashkëpunim për identifikimin e një personi për falsikim të parasë në Prizren

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren-Sektori i Hetimeve është duke kërkuar bashkëpunim me qytetarët për identifikimin dhe gjetjen e një personi.

Sipas njoftimi personi  kërkohet , për veprën penale “Falsifikimi i parasë” e cila ka ndodhë më 11.04.2024 në rrugën “Ëiliam Ëoker”, në Prizren.

“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit  të kërkuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës: 192 dhe 080019999 (pa pagesë), 029  244 -740 – Stacioni Policor  Prizren, e-mail adresa: info@kosovopolice.com”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Exit mobile version