Telegrafi

Policia i ka shoqëruar katër persona, dy janë liruar – vëllai i Cozman nuk ishte pjesë e përleshjes

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se si pasojë e përleshjes së djeshme (e martë) në polici janë shoqëruar katër persona.

E kontaktuar nga Telegrafi, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka konfirmuar për lirimin e dy të dyshuarve.

Rigels Rajku, i njohur me emrin artistik Noizy dhe Visar Shala, i njohur si Skivi, janë shoqëruar në polici dhe pas procedurës së rregullt janë liruar.

Lexo po ashtu LEXONI TË GJITHA LAJMET RRETH PËRLESHJES NDËRMJET NOIZYT DHE COZMAN

Ndërkaq, Ylber Abdullahu, me nofkën Cozman dhe Albert Krasniqi janë në mbajtje prej 48 orësh deri në vendimin tjetër të gjykatës.

Në ndërkohë, është mohuar përfshirja në përleshje e vëllait të Cozman, Ymer Abdullahu.

Njëherësh, është konfiskuar një revole, për të cilën dyshohet se është përdorur në rastin në fjalë, ndërsa policia ka nisur hetimet për ndriçimin e rrethanave dhe motiveve të rastit që është cilësuar si ‘vrasje në tentativë’.

Theksojmë që Denis Hajri, i njohur si Varrosi, i cili mbeti i plagosur gjatë përleshjes, ndodhet në QKUK ku pritet të merret vendimi për trajtimin e mëtutjeshëm. /Telegrafi/

Lexo po ashtu Gjendja aktuale e Varrosit (Foto)