Policia e Kosovës ka dhënë sot detaje për arrestimin e zyrtarëve të Këshillit Prokurorial të Kosovës.
Policia ka bërë të ditur se të arrestuarit janë një mashkull dhe një femër, të cilët dyshohet për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar.
Në raportin policor bëhet e ditur se të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
Ndryshe, një ditë më parë është arrestuar drejtori i Sekretariatit të Këshillit Prokurorial, Lavdim Krasniqi dhe një zyrtare.
Ditë më parë Policia e Kosovës ka zhvilluar edhe aksione tjera në disa qytete në Kosovë, ku me dyshimin për keqpërdorime në subvencione në Ministrinë e Bujqësisë ka arrestuar mbi 20 persona.
Aksionet ishin realizuar në Prishtinë, Istog, Lipjan, Podujevë, Gjilan. /Telegrafi/