Site icon Telegrafi

Policia jep detajet e grabitjes së bankës në Pejë

Foto: Ilustrim

Një punëtore e një banke ka njoftuar se derisa ishte në vendin e punës ka ardhur një person i dyshuar dhe i maskuar, ku nën kërcënimin e armës-revoles ia ka grabitur një shumë parash dhe është larguar në këmbë në drejtim të panjohur.

Ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 17:30 në rrugën “Mbretëresha Teutë”, në Pejë.

Sipas raportit të policisë, nuk raportohet për të lënduar.

Ndërkaq, rastit ju kanë përgjigjur njësitet relevante policore. Rasti po hetohet. /Telegrafi/

 

Exit mobile version