Policia e Kosovës ka dhënë detaje të reja lidhur me tentim-vrasjen që ka ndodhur të dielën në Podujevë.
Policia njofton se një person ka gjuajtur me armë zjarri në drejtim të viktimës mashkull, transmeton Telegrafi.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak të dyshimit se kishte gjuajtur me armë zjarri në drejtim të viktimës mashkull kosovar dhe më pas me veturë ishte larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur. Viktima ka pësuar lëndime në këmbë që dyshohet se janë shkaktuar nga arma dhe ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raportin e Policisë.
Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë gjete dhe sekuestruar dy gëzhoja të fishekëve. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, rasti vazhdon të hetohet. /Telegrafi/