Policia e Kosovës ka dhënë detaje të reja rreth vrasjes së katërfishtë që ka ndodhur ditën e martë në Viti.
Policia bën të ditur se vrasje dyshohet të ketë ndodhur pas një mosmarrëveshje familjare, ku mbetën të vdekur një çift bashkëshortor dhe dy djemtë e tyre, transmeton Telegrafi.
“Është raportuar se i dyshuari mashkull, dyshohet se pas një mosmarrëveshje familjare në shtëpinë e tij, i ka qëlluar për vdekje me armë zjarri bashkëshorten, dy djemtë e tij dhe vetveten. Njësit relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalur në vendin e ngjarjes ku dhe është konstatuar vdekja e tyre”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Policia bën të ditur se me vendim të prokurorit trupat e pajetë janë dërguar në IML për obduksion ndërsa si dëshmi materiale është sekuestruar një pistoletë e cila dyshohet të jetë përdorur në raste.
“Rasti vazhdon të hetohet nga njësitet policore”, thuhet në njoftim.
Vrasja ka ndodhur rreth orës 18:00. /Telegrafi/