Dy persona një femër dhe një mashkull kanë raportuar se disa persona të armatosur kanë kryer grabitje në bankomatin e një banke duke përdorë exploziv, ndërsa në ikje të njëjtit kanë shtënë me arme zjarri në drejtim të punëtorit të sigurimit.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 05:30 në rrugën “B”, në Prishtinë.
Siç thuhet në raport, punëtorit të sigurimit iu ka dëmtuar vetëm vetura.
“Dy viktimat një femër dhe një mashkull kosovar-e kanë raportuar disa persona të armatosur kanë kryer grabitje në bankomatin e bankës BKT duke përdorë exploziv, ndërsa në ikje të njëjtit kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës mashkull kosovar (punëtor i sigurimit) i cili nuk është qëlluar, ndërsa vetura i është dëmtuar. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kompetent dhe është duke u hetuar rasti”, thuhet në raport. /Telegrafi/