Telegrafi

Policia jep detaje për sulmin me armë në rrugën Prishtinë-Mitrovicë

Foto: Ilustrim

Katër persona kanë sulmuar fizikisht dy persona të tjerë të cilët ishin në marketin e pompës së derivative.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 20:20 në fshatin Milloshevë.

Siç thuhet në raport, njëri nga të dyshuarit ka shtënë me armë në drejtim të viktimave dhe ka plagosur dy persona.

Lexo po ashtu Sulm me armë në rrugën Prishtinë-Mitrovicë, plagoset një person

“Katër persona të dyshuar meshkuj  kosovarë kanë sulmuar fizikisht dy viktimat meshkuj  kosovarë të cilët ishin në marketin e pompës se derivateve. Njëri nga te dyshuarit ka shtënë me armë në drejtim të viktimave dhe ka plagosur që të dytë”, thuhet në njoftim.

Tutje në raport thuhet se të dyshuairut kanë ikur në drejtim të panjohur, ndërsa viktimat janë dërguar për tretman mjekësor dhe janë jashtë rrezikut për jetë.

Ndërkaq, njësit policore kanë dalë në vendin e ngjarjes. Është njoftuar prokurori rasti mbetet nën hetime. /Telegrafi/