Dy persona janë arrestuar pasi kishin sulmuar një person tjetër me ç’rast i kanë shkaktuar lëndime të rënda trupore.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 19:00 në rrugën “Perandori Justinjan”, në Pejë.
Siç thuhet në raport, viktimës i është ofruar tretman mjekësor në spitalin rajonal në Pejë.
“ Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit kishin sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar me ç’rast i kanë shkaktuar lëndime të rënda trupore. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor në spitalin rajonal në Pejë ku pas tretmanit mjekësor është liruar për në shtëpi”, thuhet në raport.
Tutje në raport thuhet se, në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit të dyshuarit dërgohen në mbajtje për 48 orë. /Telegrafi/