Policia e Kosovës në raportin 24 orësh të enjten, ka dhënë detaje të reja lidhur me rastin e rëndë të ndodhur në Shtëpinë e të Moshuarve “Orenda” në Pejë, ku një e moshuar është sulmuar fizikisht nga infermieret.
Sipas policisë, në lidhje me rastin që ka ndodhur të shtunën e 29 tetorit, janë arrestuar tri punëtore të shtëpisë së lartcekur.
Të njëjtat dyshohen për veprat penale “Sulmi/moslajmërimi i përgatitjes së veprës penale/fotografim dhe incizimet tjera të paautorizuar”.
“Pejë 29.10.2022 – NN. Pas publikimit në media të një video ku shihet se keqtrajtohet një person i moshuar i gjinisë femërore në një shtëpi te pëlqeve në Pejë. Në lidhe me rastin janë identifikuar dhe arrestuar tri të dyshuara të gjinisë femërore kosovare, punëtore në shtëpinë e lartcekur”, thuhet në raportin policor.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar të dyshuarave iu është shqiptuar masa e ndalimit policor për 48 orë. /Telegrafi/