Site icon Telegrafi

Policia jep detaje për rastin e sulmit fizik në Podujevë, ku u denoncua Shpejtim Bulliqi

Foto: Ilustrim

Një person ka raportuar se derisa ishte duke kërkuar ndihmë mjekësore për nënën e tij në shtëpinë e shëndetit në Podujevë, është sulmuar verbalisht dhe fizikisht.

Rasti është i së martës, ku një shërbyes civil i Komunës së Podujevës e ka denoncuar në Policinë e Kosovës, kryetarin e kësaj komune Shpejtim Bulliqi për dhunë fizike dhe verbale ndaj tij gjatë kohës sa ishte në ambulancë.

Sipas raportit të policisë, ngjarja ka ndodhur të martën rreth orës 09:35 në rrugën “19 Qershori”, në Podujevë.

Lexo po ashtu Një qytetar raporton në polici se është sulmuar nga kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi

Siç thuhet në raport, viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa rasti është duke u hetuar.

“Viktima mashkull  kosovar ka njoftuar se derisa ishte duke kërkuar ndihmë mjekësore për nënën e tij në shtëpinë e shëndetit në Podujevë, nga i dyshuari mashkull  kosovar dyshohet se është sulmuar verbalisht dhe fizikisht. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport. /Telegrafi/

Exit mobile version