Telegrafi

Policia jep detaje për plagosjen te “Santea”, në Prishtinë

Foto: Ilustrim

Një person është plagosur me armë zjarri të martën rreth orës 12:27 në rrugën “Xhemajl Mustafa”, në Prishtinë.

Siç thuhet në raportin 24 orësh të policisë, sipas konstatimit të mjekëve viktima është i plagosur në këmbë dhe është jashtë rrezikut për jetë.

Lexo po ashtu Plagoset një person te “Santea” në Prishtinë

“Raportohet se është plagosur me armë zjarri viktimën mashkull kosovar. Sipas konstatimit të mjekëve viktima është i plagosur në këmbë dhe është jashtë rrezikut për jetë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore”, thuhet në raport. /Telegrafi/