Policia e Pejës ka dhënë detaje për rrahjen që ka ndodhur në një diskotekë në Pejë.
Sipas Policisë në rrugën “Hasan Prishtina”, në Pejë katër të dyshuar pas një mosmarrëveshje, kanë sulmuar fizikisht dy punëtorë të sigurimit të një diskoteke.
Gjatë përleshjes është shtënë edhe me armë zjarri. Si pasojë e përleshjes viktimat kanë pësuar lëndime të lehta trupore.
Viktimat pas pranimit të ndihmës mjekësore janë liruar. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar dy pistoleta, 5 fishekë dhe 6 gëzhoja.
Njëri nga të dyshuarit është arrestuar dhe me vendim të prokurorit, pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa tre të dyshuarit tjerë gjenden në arrati. Njësitë relevante policore janë duke hetuar rastin.