Telegrafi

Policia jep detaje për personin i cili u gjet i vdekur në Pejë

Foto: Ilustrim

Një person është gjetur pa shenja jete të premten rreth orës 06:35 në rrugën “Zahir Pajaziti”, në Pejë.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, thuhet se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore, prokurori i shtetit dhe ekipi mjekësor i cili e ka konstatuar vdekjen e viktimës.

“Është raportuar se viktima mashkull  kosovar është gjetur pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore, prokurori i shtetit dhe ekipi mjekësor i cili  e ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport. /Telegrafi/