Telegrafi

Policia jep detaje për përleshjen e vëzhguesve të Nismas dhe LVV-së në QNR

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, dje ka ndodhur një përleshje në mes dy vëzhguesve, atij të Nismas dhe Lëvizjes Vetëvendosje.

Lidhur me këtë rast Policia e Kosovës ka dhënë detaje ku ka thënë se i dyshuari ende nuk është hasur nga policia.

“Raportohet se i dyshuari mashkull K/Shqiptar dhe viktima mashkull K/Shqiptar pas një konflikti verbal janë larguar nga QNR. Me rast janë marr njësitë relevante policore ,viktima është intervistuar, kurse i dyshuari ende nuk është hasur nga policia. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në raportin e policisë. /Telegrafi/